U plagos mbreme ne atentat,ndërron jetë ne spitalin e traumes ,Ardian Çollaku

U plagos mbreme ne atentat,ndërron jetë ne spitalin e traumes ,Ardian Çollaku

512
SHPËRNDAJE

Është rënduar bilanci i viktimave në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Pas Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë dhe Ardian Subashi Çollaku. 

Fillimisht ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë, por me shenja jete në spitalin e Elbasanit dhe nga aty, u nis për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Pikërisht, në këtë vend dhe ka ndërruar jetë. Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve. 

Sakaq, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku mendohet të kenë kaluar autorët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Po kush është Ardian Çollaku?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

S'KA KOMENTE