U ndalua gjatë natës, firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin

U ndalua gjatë natës, firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin

1692
SHPËRNDAJE

U ndalua gjatë natës, firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin

Policia e Vlorës lëshon zyrtarisht urdhër arrest për Fredi Belerin, nën akuzën e shitblerjes së votave.

Brenda 48-orëve kandidati për Bashkinë e Himarës, nga koalicioni Bashkë Fitojmë do të dalë përpara gjykatës për masë sigurie.

Më shumë gjasë në zgjedhjet e së dielës, ai vetë nuk do të ketë mundësi që të shprehë vullnetin, dhe as të kërkojë nga afër mbështetjen e qytetarëve.

“Është arrestuar duke premtuar dhe dhënë para në këmbim të votës”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së Vlorës, ndërkohë që nuk bëhet me dije sasia e parave që është sekuestruar, duke iu referuar akuzës së ngritur.

Beleri u ndalua mbrëmë pas mesnate në shëtitoren e Himarës, pranë restorantit në pronësi të tij, teksa ishte në shoqërinë e 3 personave të tjerë, sipas prokurorisë duke bërë pazare votash. Arrestimi i tij ka sjellë një furtunë reagimesh në politikën vendase, por edhe në atë të shtetit fqinj. Greqia ka reaguar zyrtarisht përmes ministrisë së jashtme ku i kërkon sqarime palës shqiptare në lidhje me arrestimin e Belerit, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të së dielës.

Në një intervistë për Fax News, Vangjel Dule i bëri thirrje Ramës që tëheqë dorë nga frikësimi i qytetarëvetë Himarës, pasi kjo është vetëm në dëm të imazhit të Shqipërisë.

“Kjo është e paprecedentë, aq më pak që bëhet fjalë për kandidatin kryesor për Bashkinë e Himarës, kjo ndodh 48 orë para hapjes së kutive të votimit. I drejtohem autoritete gjyqësore, por edhe atyre politike, ti japin fund kësaj situate një orë e më parë. Se sa më shumë që kalon, kjo rëndon imazhin e vendit dhe të vetë kryeministrit, nuk bëhen zgjedhjet duke përdorur policinë, por duke dhënë alternativat”, tha Dule.

S'KA KOMENTE