U mbyt në lumin Seman, i jepet sot lamtumira 14-vjeçarit nga Roskoveci

U mbyt në lumin Seman, i jepet sot lamtumira 14-vjeçarit nga Roskoveci

255
SHPËRNDAJE

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 14-vjeçari E.Sakaj, nga fshati Suk i Roskovecit.I mituri u mbyt në ujërat e lumit Seman dy ditë më parë, teksa ishte duke gjuajtur peshk.

Sot ai është përcjellë nga dhjetëra banorë të këtij fshati, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit të miturit.Trupi i pajetë i të miturit u gjet ditën e djeshme pas më shumë se 24 orësh kërkime.

Ai kishte shkuar për të peshkuar në lumin Seman më 10 gusht dhe u fut për tu larë, por nuk arriti të dilte më.Ai kishte shkuar për të peshkuar në lumin Seman më 10 gusht dhe u fut për tu larë, por nuk arriti të dilte më.

Fillimisht policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë.

Ajo që e bën edhe më të dhimbshme këtë vdekje ka të bëjë me faktin se 10 vjet më parë, në të njëjtin vend 14-vjeçari ka humbur edhe vëllanë e tij. Ky i fundit po ashtu u fut për t’u larë në lum dhe humbi jetën.

S'KA KOMENTE