U kap me drogë në makinë, arrestohet dhe përjashtohet polici 

U kap me drogë në makinë, arrestohet dhe përjashtohet polici 

334
SHPËRNDAJE

Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me drogë. Ndërkohë mësohet se ai është përjashtuar edhe nga Policia.

Mësohet se polici Renato Ferri po levizte me shpejtësi me makinën e tij teksa nuk ka ndaluar pas sinjalizimit nga kolegët e tij. Madje ai i ka kundërshtuar dhe ofenduar. Më pas ndalimi i tij u bë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG. Gjatë ndalimit iu gjet edhe një sasi me kanabis.

Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

S'KA KOMENTE