U kafshua nga një lakuriq nate kur flinte gjumë, vdes i moshuari ...

U kafshua nga një lakuriq nate kur flinte gjumë, vdes i moshuari  ne SHBA

290
SHPËRNDAJE

Një burrë vdiq pasi u zgjua dhe gjeti një lakuriq nate duke kafshuar dorën e tij, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të SHBA.

84-vjeçari i paidentifikuar nga shteti i Minesotës, u zgjua dhe gjeti lakuriqin e natës duke i kafshuar dorën në mes të natës në 27 korrik 2020.

Ai largoi  kafshën dhe lau duart me sapun menjëherë para se të kthehej në shtrat me gruan e tij.

Më pas, çiftit iu dha trajtimi i tërbimit me profilaksinë pas ekspozimit (PEP), duke përfshirë një sërë vaksinash kundër sëmundjes dhe injeksione antitrupash.

Por në janar 2021, burri u kthye në spital tre herë pasi filloi të ankohej për dhimbje ekstreme në anën e djathtë të fytyrës dhe lot të tepërt në sy.

Në vizitën e tij të fundit ai ishte i rrënuar nga djersitjet e natës, paraliza e fytyrës dhe dhimbjet në veshin e majtë dhe syri i tij i djathtë ishte skuqur.

Ai pësoi encefalit – ënjtje të rëndë të trurit dhe palcës kurrizore – dhe vdiq 15 ditë më vonë, sipas një raporti të ri të publikuar në Journal of Clinical Infectious Diseases.

Testimi tregoi se ai kishte zhvilluar tërbim identik me atë në lakuriqin që e kishte kafshuar.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se ky ishte rasti i parë i regjistruar në SHBA i vdekjes së një pacienti nga tërbimi pas marrjes së trajtimit profilaktik në mënyrë dhe kohë të përshtatshme.

Ai gjithashtu kishte një sërë sëmundjesh themelore, të tilla si sëmundje koronare të zemrës, diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut, probleme me veshkat dhe prostata e zmadhuar.

Tërbimi është pothuajse gjithmonë vdekjeprurës, nëse pacientëve nuk u jepen medikamente para fillimit të simptomave, të cilat zakonisht fillojnë tre deri në tetë javë pas infektimit.

Shkaktohet nga një virus që sulmon sistemin nervor qendror dhe shkakton inflamacion në tru dhe palca kurrizore, dhe mund të merret kur njerëzit bien në kontakt me pështymën e një kafshe të tërbuar, shpesh duke u kafshuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se ka 59,000 vdekje globalisht nga sëmundja çdo vit.

Në vitin 2021 pati pesë vdekje nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara, një burrë 84-vjeçar dhe një tjetër një djalë shtatë-vjeçar.

Rasti i fundit i regjistruar tek në MB ishte në vitin 2018 kur një shtetas britanik u pickua nga një mace në Marok.

S'KA KOMENTE