U arrestua në ne operacionin e shkatërrimit të droges ne Lazarat, vdes...

U arrestua në ne operacionin e shkatërrimit të droges ne Lazarat, vdes në spital kreu i grupit të zjarrit që sulmoi Forcat Speciale

1278
SHPËRNDAJE

Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit të zjarrit gjatë operacionit të shkatërrimit të parcelave me drogë në fshatin Lazarat, ka ndërruar jetë në spital. Ai u dënua me 18 vite burg pasi drejtoi disa të rinj në fshat dhe sulmoi me armë Forcat Speciale.

Mahmutaj është dërguar në spital pasi prej kohësh vunate nga një sëmundje e rëndë. Fatkeqësisht, sot mësohet se ai ka humbur jetën.

Në 18 janar 2016, Gjykata e Lartë dënoi me 18 vite burg Razip (Gate) Mahmutaj dhe 9 persona të tjerë. Për shkak se pranoi akuzat ndaj tij, Mahmutaj përfitoi dënim të shkurtuar dhe do të vuante vetëm 12 vite burg.

Mbi Gate Mahmutjan dhe të dënuarit e tjerë, rëndonin akuzat për sulm ndaj policisë, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe mbajtje narkotikësh si dhe për kundërshtim të efektivëve të policisë.

Grupi i zjarrit që sipas Gjykatës drejtohej nga Gate Mahmutaj, sulmoi Forcat Speciale me armë dhe për pasojë humbi jetën Dëshmori i Atdheut Ibrahim Basha.

S'KA KOMENTE