Turqia SFIDON sërish Greqinë, lëshon 87 anije në Egje dhe Mesdhe

Turqia SFIDON sërish Greqinë, lëshon 87 anije në Egje dhe Mesdhe

66
SHPËRNDAJE

Mediat greke shkruajnë se Turqia po provokon sërish, pasi po planifikon një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.

Siç është njoftuar, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe.

“Në të njëjtën kohë, shtypi turk është ngritur kundër vendit tonë, me rastin e mbërritjes së afërt të forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit amerikan që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, disa prej të cilave do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis.

Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet “Për kë është kjo përgatitje?”, Ndërsa Hurriyet boton një artikull “Zbarkimi i forcave Amerikane në Aleksandropolis”,- shkruajnë mediat greke.

S'KA KOMENTE