Turqia mesazh SHBA-së: Po e ktheni Lindjen e Mesme në një gjakderdhje

Turqia mesazh SHBA-së: Po e ktheni Lindjen e Mesme në një gjakderdhje

57
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas takimit të tij me kancelarin e Austrisë Karl Nehammer në Ankara, sulmoi ashpër SHBA-të për situatën në Izrael.

“SHBA-ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë biznesi ka? Çfarë do të bëjnë? Me ardhjen e aeroplanmbajtëses, masakra të rënda do të fillojnë të godasin Gazën. Më duhet të them këtë: SHBA ka më shumë se 20 baza në Siri. Çfarë biznesi ka një bazë amerikane në Siri? A nuk duhet vlerësuar e gjithë kjo? SHBA po zhvillon dhe trajnon të gjitha organizatat terroriste. Ose në Siri, ose në këtë rajon, ose në Lindjen e Mesme. Ata po e kthejnë Lindjen e Mesme në një gjakderdhje”, theksoi ndër të tjera presidenti turk.

Erdogan, në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, tha se “Integrimi i Evropës do të bëhet vetëm me anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. E kam theksuar se nuk do të pranojmë asnjë alternativë tjetër përveç integrimit të plotë”. 

S'KA KOMENTE