Turisti gjen në plazhin e ishullit të njohur grek ,nje çantë ku...

Turisti gjen në plazhin e ishullit të njohur grek ,nje çantë ku ishin paketuar dy trupa

8177
SHPËRNDAJE

Dy trupa të paketuar në një çantë u gjetën pasditen e të shtunës në plazhin e Fykios, në ishullin Naxos të Greqisë.

Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar të trupit të parë nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.

Sipas informacioneve, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.

Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare, nga Autoriteti Portual i Naxosit.

Çanta që ka gjetur turisti është dërguar në qendrën shëndetësore të Naxos, ku po kryhen procedurat e nevojshme për të zbardhur çfarë trupash janë, sa kohë kanë në çantë, e nëse janë trupa njerëzish të bëhet edhe identifikimi  i tyre.

S'KA KOMENTE