Turistët serbë bllokohen në “Grykën e Hapur” të Valbonës, vdes njëri prej...

Turistët serbë bllokohen në “Grykën e Hapur” të Valbonës, vdes njëri prej tyre

347
SHPËRNDAJE

Një turist serb me inicialet G.S ka ndryshuar jetë në vendin e quajtur “Gryka e Hapur” në Valbonë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një ataku kardiak që ky i fundit ka pësuar.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të komisariatit të Tropojës dhe ekipi mjekësor për t’u ardhur në ndihmë turistëve të bllokuar në vendin e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Tropojë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë. 

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

S'KA KOMENTE