Tunel 200 metra i gjatë për të mbërritur tek banka/ Pamjet ku...

Tunel 200 metra i gjatë për të mbërritur tek banka/ Pamjet ku punonin autorët për grabitjen

890
SHPËRNDAJE

Kanë qenë zhurmat e mjeteve të përdorura nga autorët që kanë shqetësuar qytetarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e kryeqytetit për dyshimet e tyre. Më pas policia ka nisur hetimet duke zbuluar tentativën për grabitje në bulevardin “Zogu I” të një banke të nivelit të dytë, përmes tuneleve.

Autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve.

U dëgjuan zhurma matrapiku. Ky tunel ka një gjatë rreth 200 metra dhe janë dëgjuar zhurma të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe duke qenë se nuk kanë parë punonjës të bashkisë kanë njoftuar policinë. Aty kanë parë dy persona të dalin nga ky tunel.

Policia më pas ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Tuneli është zbuluar që ditën e djeshme dhe dje policia deklaroi se është gjetur një armë zjarri për të mos dekonspiruar operacionin. Por tashmë është bërë e ditur se bëhet fjalë për këtë tentativë grabitjeje. Policia në dorë ka vetëm disa objekte që dyshohet se kanë gjurmë gishtash dhe materiale biologjike të cilat janë çuar në laboratorin shkencor për të identifikuar autorët e ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Policia e mban ende të rrethuar zonën.

Bidonë ujë, bishta cigaresh e sende të tjera janë administruar si prova nga policia. Sipas grupit hetimor ku tunel është shumë i gjatë, por ndërhyrja është bërë në rreth 200 metra distancë. policia i ka fokusuar dyshimet e saj tek punëtorët e angazhuar për rikonstruksionin e bulevardit dhe ka kërkuar listën nga firma.

Gjatë gjithë bulevardit në pjesën e poshtme ka tunele që kalojnë pranë bankave. Sipas policisë autorët nuk kanë punuar më shumë se dy ditë dhe punonin gjatë orëve të ditës kur ka pasur lëvizje dhe zhurma për të mbytur zhurmat e matrapikut”

S'KA KOMENTE