Trump vendos ambasadoren e jashtëzakonshme e SHBA në Shqipëri

Trump vendos ambasadoren e jashtëzakonshme e SHBA në Shqipëri

284
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Yuri Kim, ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.

Por kush është ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Tiranë?
Yuri Kim ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.
Ajo ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Kim ka punuar në çështje të sigurisë kombëtare në shumë vende përfshirë Kinën, Korenë e Veritu, Turqinë, Irakun dhe NATO. Ajo ka qenë drejtore në kabinetin e ndihmës sekretarit të shtetit amerikan nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Më vonë ajo ka punuar si Drejtore në zyrën e çështjeve europiane të sigurisë dhe çështjeve politiko-ushtarake, përgjegjëse për politikën e Shteteve të Bashkuara që lidhet me NATO-n, OSCE dhe në të tjera çështje që lidhen me sigurinë transatlantike

S'KA KOMENTE