Trump shpalos planin e ri të emigracionit: Ja kujt do ti jepet...

Trump shpalos planin e ri të emigracionit: Ja kujt do ti jepet mundesia te shkoje ne Amerike

194
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpalosur planet e tij për një sistem të ri emigracioni në SHBA, hartuar për të të favorizuar të rinjtë, më të arsimuarit dhe punëtorët që flasin anglisht, njoftoi BBC.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ai propozoi largimin nga sistemi aktual, që favorizonte aplikantët me lidhje familjare në SHBA. Trump tha se siguria e kufijve duhej të forcohej dhe një sjellje më e ashpër të ndërmerrej me azilkërkuesit.

Demokratët i hodhën poshtë idetë e tij si të vdekura që në lindje. Ata thanë se sistemi i ri i propozuar nuk afron një rrugëzgjidhje për qytetarët e ashtuquajtur “ëndërrimtarë”, qindra e mijëra njerëz të ardhur në Amerikë që fëmijë, por që akoma nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar.

Por çfarë tha Trump?

Në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se planet e tij do ta bënin sistemin amerikan të emigracionit “zilinë e botës moderne”. “Ne e çmojmë hapjen e dyerve, që dëshirojmë të bëjmë në vendin tonë. Por një pjesë e madhe e këtyre emigrantëve duhet të hyjnë sipas meritës dhe aftësive”, tha ai.

“Ndryshimi i madh që ne bëjmë është që të rrisim raportin e emigracionit falë aftësive, nga 12% në 57% dhe do të donim të shikonim nëse mund ta çonim edhe më lart. Trump shtoi e “emigrantëve duhet t’u kërkohet të mësojnë anglisht dhe të kalojnë edhe një provim qytetarie para se të pranohen

S'KA KOMENTE