Trondit gazetari:SHBA ka informacion për DHUNË të MADHE në Shqipëri, nëse opozita...

Trondit gazetari:SHBA ka informacion për DHUNË të MADHE në Shqipëri, nëse opozita humb zgjedhjet

8610
SHPËRNDAJE

Pëplasja e presidentit Ilir Meta me policët e bashkisë në zyrat e Frymës së Re Demokratike ka ngjallur reagime të shumta, pasi Meta u duk shumë i revoltuar dhe shkoi deri në përleshje fizike me efektivët.

Sipas analistit Frrok Çupi, Meta ka dalë nga vetja pas takimit të Monika Kryemadhit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku është folur për të ardhmen e LSI-së. 

Çupi thotë se 90% e kandidatëve të LSI kanë probleme me ligjin, ndërkohë që takimi i Kryemadhit me Yuri Kim i ka ardhur Metës si një mesazh se do të jetë përballë drejtësisë për veprat penale që ka kryer.

“Ngjarje të tjera më të afërta që e kanë nxjerrë nga vetja këtë, çfarë ka ndodhur këtë ditë, ka ndodhur një takim i Monika Kryemadhit me Yuri Kim, aty është folur shumë gjatë derisa Hajdari që kishte rradhën ka ikur se s’priste më. Aty është folur për të ardhmen e LSI-së, që është një bandë që i mbështet këta të dy, dhe i ka 90% të kandidatëve me probleme. Vetëm në Elbasan shumica janë të tillë. Kështu që biseda me Yuri Kim ka sjellë një mesazh për Ilir Metën, se çfarë do të jetë nesër. Qoftë dhe me këto vepra penale që ka kryer sot, do jetë në dyert e drejtëisë”, tha Çupi.

S'KA KOMENTE