Tritol në hotelin e ish-kreut të ALUIZNI-t, policia jep detaje: Shpërtheu në...

Tritol në hotelin e ish-kreut të ALUIZNI-t, policia jep detaje: Shpërtheu në hyrje të garazhit

412
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me eksploziv raportohet se ka ndodhur në Sarandë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure (29 qershor) rreth orës 22:30 në lagjen nr.4, ndërsa mesohet se shpërthimi ka ndodhur në një hotel. Hoteli mësohet se është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur tritol edhe në vitin 2021.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE