Tritol makinës, ndërron jetë shoferi

Tritol makinës, ndërron jetë shoferi

333
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Tiranë, ku i është bërë atentat me lëndë eksplozive shtetasit Aleksandër Sadikaj.

Lënda plasëse i është vendosur në mjetin e tij tip volsvagen, dhe ka shpërthyer në afërsi të TEG-ut, teksa makina ka qenë në lëvizje. Për pasojë i riu ka marrë plagë të rënda, dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses e autoambulanca, për të zbuluar dhe shkaqet e shpërthimit.

Flakët dhe tymi i zi ka përshkruar të gjithë aksin, ndërsa ngjarja ka shkaktuar trafik të dendur makinash.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE