Tritol banesës së efektivit të policisë

Tritol banesës së efektivit të policisë

237
SHPËRNDAJE

Tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër. Mesohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaj. Sipas burimeve, autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr.Sipas burimeve, dyshohet se shkak Gjithashtu mësohet se efektivi është oficer patrulle. Dyshohet se shkak është detyra e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

S'KA KOMENTE