Treni perplas per vdekje 2 shqiptare ne Gjermani

Treni perplas per vdekje 2 shqiptare ne Gjermani

3242
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani.

Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç u përplasën mbrëmjen e djeshme, 16 dhjetor, për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel.

Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi kur dy shqiptarët nga Podujeva e Kosovës, po kalonin shinat e trenit.

Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit hekurudhor, që i mori jetën dy shqiptarëve.

S'KA KOMENTE