Tregu Fier nuk ka bleres, largohen 35 tregetare

Tregu Fier nuk ka bleres, largohen 35 tregetare

1595
SHPËRNDAJE

Cdo vit ne prag te festave nje nder problemet kryesore qe shqeteson qytetaret eshte rritja e cmimeve, ndersa per tregtaret renia e fuqise blerese. Ne keto dite festive , tregu i fruta- perimeve ne Fier  ka mbetur pothuajse gjysme bosh ndersa bleresit numerohen me gishtat e dores ndryshe nga vitet e meparshme .

Sipas tregetareve ky treg operon prej 25 vitesh dhe nga 100 tregtare kane mbetur vetem 65. Shkaku kryesor i largimit te tyre jane tregjet e levizshme te cilat u kane sjelle shume dem tregtareve , por dhe renia e ndjeshme e fuqise blerese.

Nderkohe tregtaret e mbetur ketu pohojne se edhe pse cmimet jane teper te uleta, serish fuqia blerese eshte e dobet. Kjo ka bere fitimi qe ata kane te mos u mundesoje pagesen e taksave teksa shprehen se nese vijohet me keto ritme , ne fillimet e janarit 2023 , edhe tregtare te tjere do te largohen duke e cuar drejt falilementimit kete treg shume vjecar.

Ata shprehen njezeri se asnjehere me pare , atmosfera festive nuk ka qene kaq e zymte teksa perspektiven e shohin me shume mosbesim. Eshte turp thone ata , qe ne vitin 2022 qytetaret fierake te mendojne ende per buken e gojes.

S'KA KOMENTE