Tre vdekje pas vaksinimit;Italia pezulloi Astrazeneca-n, Shqipëria pret sot dozat e para

Tre vdekje pas vaksinimit;Italia pezulloi Astrazeneca-n, Shqipëria pret sot dozat e para

377
SHPËRNDAJE

Pas Danimarkës, Austrisë dhe disa shteteve të tjera, edhe Italia ka pezulluar për një kohë përdorimin e vaksinës Astrazeneca. Kanë qenë tre raste vdekjesh, ajo që ka shtyrë autoritetet shëndetësore të marrin këtë masë. Sipas Tgcom24, Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar, Davide Villa, një polic 50-vjeçar dhe Giuseppe Maniscalco, 54 vjeç, marshall, janë tre viktimat në rajonin e Siçilisë.

Rastet e vdekjes janë marrë nga tre prokurorë të ndryshëm, ndërkohë që vaksinimi është pezulluar. Nga ana tjetër, për Britaninë e Madhe vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive. Gjithashtu për Francën nuk ka asnjë arsye për ta pezulluar atë pasi nga 5 milion qytetarë, 30 njerëz janë ankuar për çrregullime. Edhe Gjermania ka njoftuar se nuk do të pezullojë vaksinimin me AstraZeneca. Ndërkohë, sot në Shqipëri, sipas kryeministrit Rama do të mbërrijnë mbi 38 mijë doza vaksine Astrazeneca. Ato do të përdoren për vaksinimin e mësuesve. Nuk dihet nëse do ketë një vlerësim të situatës në shtetet e tjera para fillimit të vaksinimit, por Rama u shpreh dje se janë seri të ndryshme.

Burimi: Tgcom24

S'KA KOMENTE