Tre shqiptarë të arrestuar në Greqi per trafik droge

Tre shqiptarë të arrestuar në Greqi per trafik droge

1536
SHPËRNDAJE
3369752

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik droge dhe llogari bankare të pajustifikuar në Britani dhe Shqipëri.

Sipas mediave greke, njëri prej të arrestuarve, një 44-vjeçar ishte përgjegjës për sigurimin e mjeteve të nevojshme për kultiviminin e lëndëve narkotike. Një 52-vjeçar luante rolin e ‘kopshtarit-roje’ dhe kujdesej për kultivimin e kanabisit, si dhe për përgatitjen e sasive për shitje. Ai nuk dilte nga ‘ferma’ dhe e vetmja gjë që bënte ishte kujdesia ndaj bimëve të fidanit. Ndërsa një 56-vjeçar dyshohet se ishte kreu i bandës, ku policia ka gjetur llogari bankare në Shqipëri dhe Britani.

Gjatë kontrollit fizik në laborator, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar: 310 fidanë kërpi hidroponik, 42 kg kanabis, 6- kg poleni kërpie, peshore elektronike, pajisje speciale për rritjen e kanabisit, vulë me emrin e kompanisë, enë plastike, tenxhere dhe llamba.

Ndërsa në banesat e tyre në Athinë dhe Nicë, u gjetën dhe sekuestruan: 4 gr kokainë, 89 gr kanabisi, 8 celularë dhe mjete të ndryshme transporti.

Tre të arrestuarit ndodhen në paraburgimin e Pireut ku presin të marrin dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

S'KA KOMENTE