Projektit gjigand të transportit të Stambollit.

Projektit gjigand të transportit të Stambollit.

27
SHPËRNDAJE

Sipas deklaratës së bërë nga Bashkia, në kuadër të projekteve të Kryetarit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Kadir Topbash (Kadir Topbaş) “metro për çdo vend, metro në çdo vend” ka përfunduar tenderi i projektit gjigand të transportit të Stambollit.

Metroja në ajër ( metro mbitokësore) ose siç është quajtur ndryshe në Turqi “Havaray” planifikohet të fillojë të ndërtohen në muajin prill dhe të vihet në shërbim për banorët e metropolit në muajt e parë të vitit 2019.

Linja planifikohet të shtrihet në një distancë prej 15 kilometrash, të zgjasë 27 minuta dhe të transportojë në një drejtim 15 mijë pasagjerë brenda një ore.

Havaray përfshin lagjet Kyçykçekmexhe-Sefakëj-Bashakshehir (Küçükçekmece-Sefaköy-Başakşehir). Stacioni i fundit do të jetë dalja në Stadiumin Fatih Terim.

Ky projekt gjigand pritet të integrohet edhe me linjat e tjera të metrosë nën tokë të Stambollit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.