“Kullat e ngujimit”, ruajtëse të meshkujve nga gjakësi

“Kullat e ngujimit”, ruajtëse të meshkujve nga gjakësi

34
SHPËRNDAJE

Një ndër to është edhe Kulla e Ngujimit në Theth. Ndodhet  nën këmbët e Bjeshkëve të Namuna dhe  është tipike e kësaj zone dhe e një historie të pa përfunduar akoma.

Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe  fare pranë kishës, rreth 100 m në perëndim të saj, ndodhet kulla e famshme e nguimit e Thethit.

Një kullë e gurtë që ka hyrë dhe ka mbetur në histori si një instrument i çuditshëm gjykimi dhe dënimi. Një kështjellë e gdhendur në gure katrore, me vrima të vogla që përfaqesonin dritare dhe themelet e veta i ka të ngulura në shkëmb.

Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbyllnin  aty meshkujt mbi moshën 14 vjeç.
Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës.kulla3

Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të medha turistike.
Në një bisedë me pronarin e saj, Sokol Koçeku, një mesoburre, ai rrëfen historinë e kullës dhe bëmat e saj.

Ngjarjet e para nga kjo kullë janë një roman më vete dhe duan shumë kohë t’i tregosh, por unë mësova se aty është ngujuar edhe njëri prej 7 shalianëve, Mark Sadiku, që lane nam në Shkodër me bëmën e tyre.

E pyeta Sokolin edhe për mbiemrin e ndryshuar të disa Shalianëve si, Mark, Fran, Marash…të kthyer në mbiemra myslimane si, Sadiku psh. Ai më shpjegoi se në kohën e “Turkies” nuk i lejonin katolikët apo të krishterët të bënin pazar kulla1në Shkodër dhe kështu detyroheshin të ndrronin mbiemrin, por të ruanin fenë.

Kulla e ndërtuar në tri kate, ka hapësira të kufizuara dhe frëngi fare të vogla.

Orenditë janë  të pakta dhe ato më të nevojshmet si sofra, ena e ujit dhe disa shtroje prej lëkurë delje. Sigurisht dhe arma vrastare.

Çdo kat përfaqësonte nivelin e krimit. Kur krimi gjykohej tepër i padrejtë, vrastari vendosej në katin e parë ku ndodhet  një shkëmb i madh guri dhe pak orendi.

Kur krimi gjykohej mesatarisht, vrasësi vendosej në katin e mesëm dhe më i drejti në katin e sipërm. Tamam si në Ferrin e Dantes, sipas gjykimit.

Sot kjo kullë është kthyer në një objekt tepër të vizitueshëm, ku turisti mëson historinë, traditën dhe kodet zakonore të së shkuarës së zonës.

Në vend ndodhen disa kulla nguimi që duhen prezantuar si një destinacion turistik, por dhe duke treguar kujdes ndaj tyre në mirëmbajtje dhe infrastrukturë.

Ato janë pasuri kombëtare dhe duhen vlerësuar si të tilla.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.