Transportonte 6 emigrante te paligjshem, arrestohet ne Fier 34 vjecari

Transportonte 6 emigrante te paligjshem, arrestohet ne Fier 34 vjecari

1021
SHPËRNDAJE

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit” duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qera, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

S'KA KOMENTE