Tragjedia ne BALLSH:Nëna u vra nga babai, fëmijët dërgohen në fshatin SOS

Tragjedia ne BALLSH:Nëna u vra nga babai, fëmijët dërgohen në fshatin SOS

702
SHPËRNDAJE

 

Nje jave pas tragjedise se rende ne familjen ne Ballsh ku 34 vjecari Gazment Musta vrau me thike bashkeshorten e tij Gentjana Caushaj dhe motren e saj Melisa , Kryebashkiaku i ketij qyteti Agron Kapllanaj eshte shprehur se bashkia ka dhene kontributin e vet ne ndihme te kesaj familje e cila ka pesuar kete tragjedi. Keshilli i bashkise do te akordoje nje ndihme ekonomike per familjen e prinderve te vajzave te vrara nga autori.

Ngjarja na ka tronditur te gjithve ka thene kryebashkiaku.”Nuk kishte ndodhur me pare nje ngjarje e tille.
Jemi te shokuar dhe jane dashur dite te marrim vehten”
Drame jane femijet qe kane perjetur tmerrin ne shtepine e tyre
Femijet i ka cuar autori ne polici
Punonjesi social dhe psikologia kane qene prane femijeve. Familjaret jane mbajtur ne mjediset e bashksie te nesermen e ngjarjes .Na eshte dashur te flasim me qendren e emergjencave
ndersa sot femijet jane ne fshatin sos ku ka kushte me te mira per trajtimin e femijeve qe perjetojne trauma te tilla
Fillimisht pas ngjarjes femijeve u jane blere rroba dhe ushqime madje kemi sjell ne bashki edhe shok te klases
Femijet nuk kishin marr vesh cfare kishte ndodhur.

Gjendja tek familjaret e dy vajzave eshte e rende. Babai eshte i semure, familje e dobet ekonomikisht. Kane perjetuar nje drame te vertete dhe nje dhimbje te veshtire per humbjen e dy vajzave te familjes.Vellai pesoi vdekje klinike gjate ceremonise se varrimit por tani eshte mire nderkohe qe i ati i vajzave gjendet i semure dhe ne varferi

Ne keto kushte ka thene kryebashkiaku Kapllanaj ,bashkia ka vendosur ti jap ndihme ekonomike per te lehtesuar sadopak situaten e rende te kesaj familje te varfer . Tragjedia ka ndodhur ne mbremjen e 2 Janarit ne nje apartament ku cifti i bashkeshorteve jetonin me qera.
arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21.00 të datës 02. 01. 2019.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se çfarë bëri”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: t’ia bënte hallall se do të piqeshin në botën tjetër”

Gazmend Musta doli para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”.

S'KA KOMENTE