Tragjedia e trefishtë nga Covid në familjen Cara, fillimisht vdiq djali, më...

Tragjedia e trefishtë nga Covid në familjen Cara, fillimisht vdiq djali, më pas dy prindërit

509
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë u raportua paraditen e sotme nga Rubiku, ku një familje u shua si pasojë e infektimit me Covid brenda pak ditësh.

Hamit Cara 81 vjeç, Dushe Cara 73 vjeç dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e Koronavirusit.

Teksa ka folur për mediat, një fqinj i tyre ka treguar ngjarjen në fjalë, ndërsa bëri me dije se gruas i kishte vdekur i vëllai si fillim dhe më pas djali e burri dhe dyshimet e para janë se familja Cara u infektua në ceremoninë mortore të vëllait të Dushes.

“Si fillim, Dushes i vdiq vëllai. Më pas i vdiq djali, burri dhe më pas vetë ajo. Djali ishte në spital në Rrëshen, ndërsa zonja vdiq tek ‘Shefqet Ndroqi’”, ka treguar fqinji i familjes Cara.

S'KA KOMENTE