Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën, pak minuta më parë në rrugën Rrogozhinë-Elbasan, afër “Bishtit të Zhurit”.
Një makinë është tip “Benz” është përplasur me një kamion.
Ndërsa shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në Benz kanë humbur jetën nga përplasja fatale.
Trupat e pajetë të dy viktimave që ndodheshin në makinë nuk janë nxjerrë ende nga “Benzi”.
Nga pamjet e siguruara nga Abc duket se përplasja ka qenë aq e fortë, sa që makina ka përfunduar poshtë kamioni
Njoftimi i policisë
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.