Tragjedi ne Itali, humbin jeten 11 ekskursionist

Tragjedi ne Itali, humbin jeten 11 ekskursionist

131
SHPËRNDAJE

Të paktën 11 ekskursionistë humbën jetën në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino, pas vërshimeve të përrenjve ngas shirave të forta dhe stuhive të mëdha.

Dy trupat e fundit, të cilat u shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identifikuar më parë, u gjetën tre kilometra larg nga pika ku ishin marrë nga uji. Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Pesë mbeten të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Njëzet persona janë shpëtuar: në mesin e këtyre 11 janë të plagosur (6 në gjendje të rëndë) dhe janë në spitale.Sipas mbrojtjes civile të Rajonit të operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

S'KA KOMENTE