Trageti Bari-Durrës, dhjetra persona shihen të shtrirë në tokë, mes tyre dhe...

Trageti Bari-Durrës, dhjetra persona shihen të shtrirë në tokë, mes tyre dhe fëmijë

207
SHPËRNDAJE

Muaji gusht sjell mijëra emigrantë shqiptarë në familjet e tyre por kushtet e udhëtimit mbeten ende të vështira, sidomos ne transportin detar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nga trageti i linjës Bari-Durrës, shumë emigrantë përfshirë fëmijë janë të detyruar që të flejnë në tokë, ndërkohë që edhe korridoret janë të tejmbushura.

Shumë prej tyre duket se nuk përballojnë dot kostot e udhëtimit me avion, dhe zgjedhin tragetin për të mbërritur në Shqipëri, shtuar faktin se mund të marrin me vete dhe makinat e tyre për të lëvizur gjatë pushimeve.

S'KA KOMENTE