Trafikoi droge drejt Greqise ,si perfundoi fierakja ne prangat e policise

Trafikoi droge drejt Greqise ,si perfundoi fierakja ne prangat e policise

3919
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit njoftoi dje se nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Aurela Doksani, 43 vjeç, lindur në Fier.

 Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.


Aurela Doksani ishte 34 vjeç kur u arrestua në gusht të 9 viteve më parë, pasi iu gjet heroinë në një çantë, të cilën e mbante të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit, në mjetin ku ajo udhëtonte nga vendlindja e saj në drejtim të Greqisë.

Ka qenë Policia Kufitare e Kakavijës ajo që ka zbuluar lëndën narkotike në brendësi të mjetit tip “Hyundai” me targa greke YHO 4924, pronë e Doksanit.

Droga u zbulua në stacionin kufitar të Kakavijës, ku efektivët e kësaj pike kufitare, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në automjetin e Doksanit, kanë arritur të zbulojnë rreth 130 gramë heroinë. Gjatë momentit të konstatimit të heroinës, Doksani nuk ka reaguar fare, duke qëndruar e heshtur, ndërkohë që u mor në pyetje disa minuta më vonë.

Heroina ndodhej në një çantë dore dhe ishte e futur në një pako të rrumbullakët të mbështjellë me letër ngjitëse ngjyrë kafe. Për të fshehur gjurmët e këtij trafiku, emigrantja që punon dhe jeton në kryeqytetin grek, kishte marrë me vete edhe të birin e saj 10-vjeçar, poshtë këmbëve të të cilit qëndronte e fshehur lënda narkotike.

Image

S'KA KOMENTE