Tom Doshi nuk u hoq nga lista,reagon ambasadorja e SHBA:Prokurorët të bëjnë...

Tom Doshi nuk u hoq nga lista,reagon ambasadorja e SHBA:Prokurorët të bëjnë detyrën

454
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së, që nuk përjashtoi nga gara Tom Doshin për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja Kim në një intervistë për ABC, Kim u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara, nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend. Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”, -tha Yuri Kim.

S'KA KOMENTE