Tjeter rast ne Fier , burri denoncon gruan qe e dhunon nderkohe...

Tjeter rast ne Fier , burri denoncon gruan qe e dhunon nderkohe dy gra denoncojne bashkeshortet

348
SHPËRNDAJE

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 20.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G. K., vjeçe 31, banuese në Fier, pasi bashkëshorti D. K., vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 20.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L. M., vjeçe 51, banuese në Fier, pasi bashkëshorti H. M., vjeç 54, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 20.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasen L. M., vjeçe 51, banuese në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit H. M., vjeç 54. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE