Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, Merkel viziton zonat...

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, Merkel viziton zonat e dëmtuara

68
SHPËRNDAJE

Është thelluar akoma më tej bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore

Të paktën 183 persona kanë humbur jetën ndërkohë qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nisur nga kjo situatë kancelarja Angela Merkel do të vizitojë ditën e sotme zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit.

Kancelarja është planifikuar të udhëtojë të dielën në fshatin Schuld në shtetin Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë perëndimore, ku lumi i fryrë Ahr çoi larg shtëpitë dhe mbeturinat e mbetura të grumbulluara në rrugë.

S'KA KOMENTE