Testet e shpejta nuk ‘njohin’ Omicron, 40 % e përgjigjeve dalin negative

Testet e shpejta nuk ‘njohin’ Omicron, 40 % e përgjigjeve dalin negative

88
SHPËRNDAJE

Omicron është përhapur në shumë vende të Europës dhe në botë, dhe sipas ekspertëve pritet të bëhet varianti dominues i Covid-19 gjatë mujave të parë të vitit. Megjithatë, në një periudhë ku shtetet po përballen me rekord të infektuarish, testet e shpejta, mund të jenë të padobishme.

Sipas Guido Rasi-t, ish-drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Europiane të Barnave, ky variant ka të ngjarë t’i shpëtojë diagnostikimit të testeve të shpejta.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike. 40% e testeve të shpejta dalin “negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.”-tregon ai.

S'KA KOMENTE