Terminali i ri në “Rinas” me sistem elektronik hyrje-dalje

Terminali i ri në “Rinas” me sistem elektronik hyrje-dalje

148
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e terminalit të ri të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga ku lajmëroi se vetëm në muajin korrik Shqipëria ka pritur një fluks të paparashikuar pasagjerësh prej 600 mijë.

Rama njoftoi se hyrjet dhe daljet për qytetarët shqiptarë, ata të BE dhe SHBA në terminalin e ri do të kryhen elektronikisht, pas vendosjes së sistemit inovativ teknologjik të identifikimit që është risi edhe për rajonin e Ballkanit.

Është një investim shumë i mirëseardhur për faktin se aeroporti po përballej me një presion të jashtëzakonshëm si rezultat i rritjes jashtë parashikimeve të numrit të pasagjerëve për t’u shërbyer. Ky terminal i ri, i ndërtuar në kohë rekord, dhe i munguar prej shumë vitesh prej një marrëveshje të mëparshme, të trashëguar koncesionare me mjaft probleme he prej një kompanie të huaj që nuk i qëndroi korrekt detyrimeve, as për terminalin e ri, as për zgjatimin e pistës, as për krijimin e një numri të ri vendqëndrimesh të avionëve që sot është bërë realitet, as për hapësirat e nevojshme të parkimit, as për procesimet e shpejta e cilësore. Sot këto po i shohin dhe prekin drejtpërdrejte dhjetëra apo mijëra pasagjerët shqiptarë e të huaj që hynë e dalin nga aeroporti,. Sot është vënë në punë sistemi I ri teknologjik i skanimit të pasaportave në hyrje dhe dalje.

Falë punës së Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë “Kastrati”, e cila qysh në ditën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes së re është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në aeroport. Nga nesër të gjithë qytetarët shqiptarë që do të vijnë në aeroportin e “Rinasit” nuk do të kenë më një lexim manual nga punonjësi i policisë që i sheh në sy e pastaj shef pasaportën dhe pastaj prapë i sheh në sy. Por do të kalojnë në barrierën dixhitale të kalimit të pasaportës për gjysmë minute. Do të lehtësojë shumë fluksin e hyrjeve. E njëjta gjë vlen për ata me pasaportë të BE, SHBA, Britanisë dhe Kanadasë.

S'KA KOMENTE