Tërmeti në Klos, regjistrohen disa pasgoditje gjatë natës

Tërmeti në Klos, regjistrohen disa pasgoditje gjatë natës

237
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e djeshme vendin tonë rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, epiqendra ishte 3 km në jug të Klosit dhe lëkundjet u ndjenë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas IGJEUM, nata nuk ka qenë e qetë. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe disa pas lëkundje të tjera. Deri më tani, nga tërmeti i fortë i mbrëmshëm janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve.

Në kryeqytet qytetarë të shumtë dolën nga banesat e tyre. Brenda pak minutash qendra e kryeqytetit u popullua nga automjete të shumta.

S'KA KOMENTE