Tërmeti 7.7 ballë ne Turqi dhe Siri/ Rëndohet bilanci i viktimave, mbi...

Tërmeti 7.7 ballë ne Turqi dhe Siri/ Rëndohet bilanci i viktimave, mbi 2400 të vdekur, mijëra të plagosur e të mbetur nën rrënoja

167
SHPËRNDAJE

Rreth 2469 persona kanë humbur jetën dhe 6 mijë të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë ka goditur Turqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Në Turqi, raportohet për 1400 të vdekur dhe mbi 5383 të plagosur.

Ndërkohë, në Siri, 592 persona kanë vdekur dhe 1,089 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Numri i të vdekurve sipas zonave:

Kahramanmaras: 191

Gaziantep: 200

Sanliurfa: 27

Dijarbakir: 41

Adana: 43

Adiyaman: 20

Osmaniye: 131

Hataj: 250

Kilis: 13

Malatia: 98

S'KA KOMENTE