Tentuan ti mbyllin fjalën teksa fliste për fermerët, reagon Braçe

Tentuan ti mbyllin fjalën teksa fliste për fermerët, reagon Braçe

234
SHPËRNDAJE

Reagimi i plotë:

FALEMINDERIT PER DUARTROKITJET!
Faleminderit edhe per cdo mesazh nga dje e deri tani; u jam mirenjohes.
Kaq doja dhe une,
E VERTETA TE PERHAPEJ, HALLET E BUJKUT TE MBERRININ KUDO!
Pjesa tjeter?!
Faleminderit gjithkujt qe me nje pyeje te thjeshte-SI JE?, i tha te gjitha per dje.
Po pergjigjem sot, mbase sepse jam edhe me i qete;
E para, mungesa e respektit pas kaq vitesh pune, te ben keq!
E dyta, te biesh ne kurth ne shtepine ku ke vendosur edhe ti nje tulle, te deshperon; shkova dje ne panelin e bujqesise te KONGRESIT TE PS si detyrim ndaj cdo bujku, por edhe me shijen e mire lene ne vesh nga fjalet e kryetarit te PS se nevojitej fryme kritike ne ato panele, ne bese te udheheqesit qe nderhyri disa here dje, pas kerkeses telefonike per “ti dhene zjarr debatit”, ketij te bujqesise!
E treta, “debati” me skalete te pergatitur e telekomanduar lavdesh pa debat, ta shpif, vecanerisht kur ne mes jane hallet e bujqve si shumice anekend vendit!
E katerta, hipokrizia nuk zgjidh gje, nuk vlen; shikoni une di te flas edhe si Ai, edhe si Ajo, madje me mire se te dy keta qe dirigjonin skaleten, POR NUK E BEJ, E THJESHTE, NUK ESHTE E VERTETA!
Nuk e bej dot qe te degjoj ndryshe atje tek njerezit ne Divjake, Lushnje, e ti them ndryshe ne Tirane, ti degjoj halle, e ti them arritje, ti shenoj si gabime, e ti listoj si suksese; ME VJEN TURP!
Ne fund, e drejta per te menduar ne menyre kritike e per te kritikuar publikisht edhe ne shtepine tende, eshte e drejte themelore, e pacenueshme.
Ne reflektim te gjithckaje, nuk e kane me mua, e kane me ate qe une them, me TE VERTETEN!
Nese do te kisha folur ndryshe, te kisha hyre ne trenin e lavdeve, nuk do isha nderprere asnjehere, sic tregtaret aty nuk u nderprene.
Me ndjeni por se bej dot, nuk do e bej edhe ne vijim; ESHTE POPULL AI NE KETE MES, POPULLI I BUJQESISE;
Nuk e bej dot te flas ndryshe me ta,
e ndryshe per ta!
Kush e ben tani, ta provoj ta bej kur te mos jete pushteti!

S'KA KOMENTE