Tentuan te vidhnin banesen e nje shtetasi , arrestohen nga policia Fier...

Tentuan te vidhnin banesen e nje shtetasi , arrestohen nga policia Fier dy hajdutet

2047
SHPËRNDAJE

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumentave të automjetit duke i kundërshtuar ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE