Tentuan mbjelljen e bimeve narkotike,2 te arrestuar ne FIER

Tentuan mbjelljen e bimeve narkotike,2 te arrestuar ne FIER

1828
SHPËRNDAJE

Fier

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të përfshirë në një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit policor të zhvilluar më datë 19.05.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, pas hetimeve të kryera dhe punës së mirorganizuar, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE