Tenton te vras gruan duke e mbytur me litar, policia arreston bashkeshortin

Tenton te vras gruan duke e mbytur me litar, policia arreston bashkeshortin

1815
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim brenda familjes.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE