Tentoi të vriste me thikë 22 vjecarin ne Roskovec ,policia arreston autorin.

Tentoi të vriste me thikë 22 vjecarin ne Roskovec ,policia arreston autorin.

3173
SHPËRNDAJE

Fier

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE