Tentoi të vrasë të birin me thikë, policia parandalon krimin në familje

Tentoi të vrasë të birin me thikë, policia parandalon krimin në familje

391
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje, duke arrestuar një 47-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Vlorë, pasi ka kanosur me thikë djalin e tij, ndërsa është sekuestruar arma e ftohtë.

Gjithashtu, Policia e Vlorës ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

S'KA KOMENTE