Tentoi të ndante dy persona ne qe po grindeshin, goditet dhe kanoset...

Tentoi të ndante dy persona ne qe po grindeshin, goditet dhe kanoset polici

370
SHPËRNDAJE

Një polic ka rënë pre e dhunës në Tepelene. Teksa ishin njoftuar për një konflikt mes dy personave, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por njeri prej tyre ështe goditur dhe kanosur nga shtetasi K. Q, i cili duke përfituar nga terreni i thyer, ka mundur të largohet. Ai është shpallur në kërkim ndësa së bashku më vëllain e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. S., 31 vjeç.

Njoftimi i policise:

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, në ngarkim të shtetasit B. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin K. Q., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. S., 31 vjeç.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë në vendin e ngjarjes, shtetasi K. Q. ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, i ka kundërshtuar ata për tu shoqëruar dhe duke përfituar nga terreni i thyer, ka mundur të largohet.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE