Tentoi të hynte në uzinën e armëve në Gramsh, Rusia lëshon urdhërarrest...

Tentoi të hynte në uzinën e armëve në Gramsh, Rusia lëshon urdhërarrest për rusen e ndaluar në Shqipëri

1307
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Rusi ka lëshuar një urdhër arresti për rusen e lënë në burg nga gjykata e Elbasanit, pasi u kap së bashku me një tjetër shtetas rus dhe ukrainas, duke filmuar dhe tentuann të futen në uzinën e armëve në Gramsh.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar – në listën e personave që kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo është arrestuar ditë më parë në Shqipëri, bashkë me dy burra tjerë. Timofeyeva njohet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 ndjekës.

Timofeyeva dhe dy burrat tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Shqipëria po ashtu mbështet Ukrainën teksa mbrohet nga pushtimi rus.

Fabrika e armëve në Gramsh është hapur më 1962 për të prodhuar pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera.

Aty është ndalur prodhimi pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve. Fabrika përdoret ende për të riparuar armë ushtarake, mirëpo nuk prodhon më të tilla.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda. Ai ka hedhur sprej piperi ndaj dy roje ushtarave që kanë tentuar të kapin. Më 24 gusht, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që tre personat të qëndrojnë në burg derisa të përfundojnë hetimet.

S'KA KOMENTE