Tentative arratisje nga spitali i burgut

Tentative arratisje nga spitali i burgut

661
SHPËRNDAJE

Është parandaluar arratisja e një të dënuari nga spitali i burgut në QSUT.

Ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari.

Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasjen në Burgun e Peqinit.

Me ‘tu sjellë në spitalin e burgjeve, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur, por është konstatuar nga grupi i sigurisë, të cilët kanë parandaluar arratisjen e tij.

S'KA KOMENTE