Tensione në Komisionin Hetimor, Boçi-Felajt: Je e përfshirë në aferën e inceneratorëve,

Tensione në Komisionin Hetimor, Boçi-Felajt: Je e përfshirë në aferën e inceneratorëve,

25
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa deputetja socialiste, Ermonela Felaj, akuzoi kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku, se po ndikon dhe intimidon SPAK-un, referuar takimit të zhvilluar sot nga ajo me Arbën Krajën.

Mes debateve të forta, ka marrë fjalën anëtari i komisionit, Luçiano Boçi, por që deputetja Felaj nuk e ka lënë të fliste. Mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër, ku Tabaku i ka kërkuar Felajt të qetësohet, duke e paralajmëruar se do të thërrasë Gardën për ta shoqëruar.

Nga ana e tij, deputeti Boçi i është drejtuar Felajt, duke i thënë se është edhe vetë e përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe se do duhet të jetë edhe ajo dëshmitare.

Në debat e sipër, Boçi i ka thënë koleges Felaj se kurrë në këto vite si deputet i Kuvendit nuk e ka parë një mungesë etike dhe edukate.

Pjesë nga debatet:
Boçi: Pse te radha e qumështit jemi këtu? Më dhanë radhën mua, fole ti, do flas dhe unë. Në respekt tim si anëtar komisioni nuk keni pse reagoni fare.
Xhafaj: Nuk është problemi te fjala jote, por te rregulli.
Boçi: E kërkova i pari fjalën. I gjithë ky shoë, që na ka ardhur si dhuratë bashkë me Ermonelën pas një jave.
Tabaku-Felajt: Kemi zero frikë.
Boçi: Jorida mos… E gjitha kjo është furtunë në gotë dhe për të larguar vëmendjen nga komisioni. Mua më pëlqen që jeni kaq qesharak, se jemi para publikut dhe publiku e gjykon shumë mirë çfarë bëjmë ne, e çfarë bëni ju. Ne kemi nxjerrë me dokumente abuzimin. Ti vjen pas një jave dhe po na zbulon që këtu armiku i komisionit qenka Jorida Tabaku. Felaj bërtet e nuk dëgjon. Të bëjmë 5 minuta pushim.
Tabaku: Është i papranueshëm sulmi ndaj SPAK, që Felaj po bën, është e paprecedentë kjo që po ndodh, ku me porosi politike ka ardhur këtu për të bllokuar punën e komisionit. Do i kërkoj Gardës të marrë masa.

Felaj: Nuk kam ardhur me porosi.
Tabaku: Do i kërkojë Gardës të marrë e të shoqërojë Felajn se po prish mbledhjen.
Boçi: Je e përfshirë në çështjen e inceneratorëve, ti bën pjesë në aferën korruptive të inceneratorëve. Unë e kuptoj irritimin tënd, se do të mbrosh veten tënde, por edhe partinë tënde. Qëllimet politike i ke ti znj. Felaj, jo ne. Ne jemi këtu në mbrojtje të interesit publik, kurse ti je në mbrojtje të vetes tënde dhe të partisë tënde. Mos u shqetëso kaq shumë për pjesën e SPAK, sepse SPAK nuk është fëmijë, ka gojën e vet. Nëse ndjehet i intimiduar nga komisioni, hyn vetë në komunikim. Mënyra e sjelljes suaj lë shumë për të dëshiruar. Kjo tregon shkallën e nervozizmit që ju ka kapluar nga zbulimi i kësaj afere. Ruani qetësinë.
Felaj: S’ka prokurorë politika.
Boçi: Ja të kemi ty prokurore, se sillesh ti si prokurore. Do vendosësh ti kush është armiku, kush do marrë fjalën. Sillu si politikane, bëhu pjesë integrale e këtij komisioni, sepse detyra jonë është të mbrojmë interesin publik. Ato që gjëra që ti tund aty, tundi për vete, se duhet të ishe duke dhënë llogari para këtij komisioni. Unë të këshilloj të vish aty e të mbrosh veten, je në konflikt interesi dhe duhet të jesh dëshmitare. Do visha ty, do të të bëj unë ty pyetje. Mungesë etike dhe edukatë elementare që unë s’e kam parë kurrë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bravo të qoftë, kur të vish si dëshmitare do jesh më e qetë.

S'KA KOMENTE