Tensione ne Egje: Roja bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke

Tensione ne Egje: Roja bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke

334
SHPËRNDAJE


Një varkë patrullimi e rojes bregdetare greke është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det të hapur mëngjesin e sotëm pranë Farmakonisit.

Siç thuhet në një njoftim lidhur me këtë, anija greke po kryente një shërbim të porositur për të identifikuar tre anije peshkimi turke që po peshkonin në një zonë detare brenda ujërave territoriale greke, në juglindje të Farmakonisit.

Anija e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk, i cili ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e saj.

Në fakt, ekuipazhi i mjetit patrullues LS-ELAKT ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese në një zonë të sigurt.

Incidenti përfundoi me largimin e anijes turke nga vendi i ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.

https://www.kathimerini.gr/society/562215499/toyrkiki-aktaioros-parenochlise-skafos-toy-limenikoy-sto-farmakonisi/

S'KA KOMENTE