Tensione në Egje, anija turke shkon përballë asaj greke (video)

Tensione në Egje, anija turke shkon përballë asaj greke (video)

756
SHPËRNDAJE

Vijojnë të jenë të larta tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Mediat helene kanë publikuar këtë të premte rastin, ku sipas tyre, roja bregdetare greke ngacmohet nga një anije patrulluese turke e cila kryente manovra të rrezikshme ndërkohë që drejt Greqisë po hynin disa anije me emigrantë të paligjshëm.

Sipas burimeve për Kathimerini, anijet patrulluese turke ndodheshin në zonë dhe nuk bënë asgjë që të ndalonin emigrantët që të kalonin në Greqi. Në disa raste, anijet turke kanë ngacmuar palën greke duke rrezikuar edhe përplasjen. Roja Bregdetare helene shpërndau pamjet nga momentet e incidentit

Këtë mëngjes Roja Bregdetare helene raporti incidente të ndryshme të Marinës dhe Rojes Bregdetare turke duke shoqëruar anije emigrantësh në kufirin me Europës në një përpjekje për të provokuar tension me Greqinë”, tha ministri i Emigracionit, Notis Mitarakis në një deklaratë.

Sipas ministrit, emigrantët u mbështetën nga pala turke dhe tashmë nuk janë në rrezik. Po ashtu, Mitarakis i bëri thirrje Turqisë që të “tërhiqet pas dhe të ndalojë këtë provokim të pakërkuar”.

Pala greke mundi të ndalojë një total prej 6 anijesh që mbanin 300 emigrantë, thuhej në deklaratën e autoriteteve greke.

S'KA KOMENTE