Tenderi i Qendres se Fierit, zgjidhet fituesi, ja kur nisin punimet!

Tenderi i Qendres se Fierit, zgjidhet fituesi, ja kur nisin punimet!

1767
SHPËRNDAJE

 

Tenderi per zbatimin e  projektit te rikualifikimit urban te qendres se Fierit  ka tashme nje emer fituesi . Pas me shume se 7 muaj pritje nga prishja e 48 ndertimeve prane lumit Gjanica kompania zbatuese e projektit “ALBSTAR” do te nis nga puna kete projekt . Parashikohet qe Agjencia e Prokurimeve te shpalle zyrtarisht fituesin e tenderit pas fazes disa ditore te ankimimit. Ne tenderin per Rikualifimin Urban te Qendres Fier kane marre pjese 6 kompani ndertimi nga me te medhate dhe me emer ne Shqiperi.

Projekti i Qendres se Fierit i eshte paraqitur Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe eshte edhe financuesi i ketij investimi.Tenderi per Qendren u shty 3 here deri sa u realizua ne fund te Gushtit.  Ne perfundim te vleresimit te ofertave por edhe ankesave nga pjesmarresit pas shpalljes se fituesit , duhet te pritet fund shtatori . Me shume gjasa punimet e këtij projekti  pritet te nisin ne Tetor 2018

Projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit, me vlerë 5.6 milionë euro, nisë nga shtrati i lumit Gjanica; rikonstruksioni i fasadave në qendër të qytetit dhe instalim i rrjetit ndriçues në disa rrugë.ne

Grafiku i punimeve përcakton një kohështrirje prej 18 muajsh, ku do të përfshihet ndërtimi i tre urave mbi lum si dhe ndërtimi i një parkimi nëntokësor nën qendrën e qytetit per 100 automjete

Secila prej urave do të ketë një dizajn të veçantë, ku ndër elementët që bien në sy janë korimanot me xham për uren qendrore, si dhe ura e kishës, e cila do të jetë me harqe dhe do të ketë një korsi biçikletash.

Sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me lumin përmes shkalleve, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e projektit, pasi do t’i japë banorëve lirshmërinë për të aksesuar drejtpërdrejt lumin.

Projekti synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet më të rëndësishme natyrore të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të konceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetin.

Projekti ne fjale ze nje siperfaqe prej 7 ha.Projekti paraqet nje qender ku parashikon ndalimin e kalimit te automjeteve per te pershkuar pedonalen apo bulevardin kryesor.

Nga pamjet ne video Qendra e Ardhme e Fierit sipas ketij projekti do te jete jo vetem nje shesh ne sherbim te kembesoreve por edhe nje parkim nentokesor me nje kapacitet mbajtes parkimi per rreth 100 automjete.. Janë 2 ha sipërfaqe e gjelbëruar.

Ne 29 Janar 2018 nisi prishja e gati 47 objekteve prane Gjanices, qe i hapi dhe rrugen ketij projekti.
Vetem prishja e objekteve ne fjale, i kushtoi qeverise shqiptare 402.655.835 milion leke te reja per shpronesim te poseduesve te objekteve ndersa vetem hartimi i projektit te Rikonceptimit te Qendres se Fierit, kushtoi 10 milion leke te reja.Projekti ideja u hartua dhe u prezantua nga nje studio italo-shqiptare por u ndryshua nga specialist urbanist dhe arkitektet dhe sot kemi projektin e zbatimit.Projekti perfundimtar sipas informacionit te Bashkise Fier ka nje kosto zero.
Sipas bashkise FierProjekti i zbatimit jep zgjidhjet teknike për cdo hapsirë territoriale të përfshirë në zonën e ndërhyrjes si: shtrati i lumit, sheshi qëndror i qytetit, hapsirat e gjelbëruara, parkimi nëntokësor, sistemimi i rrugëve, etj.

Projekti i zbatimit u realizua nga Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Fier.https://www.facebook.com/neoalb1/videos/1047615425385883/

S'KA KOMENTE